Kthehen në Rinas 70 azilkërkues nga Gjermania: Radha e bukës 4 orë

Rreth 70 azilantë shqiptarë, mes tyre familjarë dhe të rinj, kanë lënë kampet e Gjermanisë, për tu kthyer në atdhe.

Kthimi ka qenë i vullnetshëm, pasi për afro 5 muaj kanë qëndruar në kampe azilantësh, pa mundur të përfitojnë asnjë mundësi punësimi apo paisjen me dokumenta, transmeton Oranews.

Ja çfarë deklaruan të kthyerit në aeroportin e Rinasit:

I riu: Nuk fiton asgjë atje, i kthejnë të tërë.
I riu: Në çadra jetuam 5 muaj.
I riu: Radha e bukës atje ishte 4 orë, pilaf nga e hëna në të premten, pastaj e ndërronin, e bënin makarona nga e hëna në të premten.
I riu: Jo në Gjermani, në vend tjetër.
I riu: Nuk ka shanse se nuk ia vlen.
I riu: Jo në Gjermani, në vend tjetër. Por ka dhe nga ata që zhgenjimin e kanë të thellë.
I riu: Nuk ka shanse se nuk ia vlen.

Lajme të ngjashme

Back to top button