Inter kërkon Karim Benzema

Me zyrtarizimin e Erick Thohir në krye të Interit, shtohen zërat për emrat e merkatos dimërore. Sipas mediave italiane, shoqëria zikaltër planifikon një goditje të madhe dhe emri më i fundit në listën e drejtuesve është ai i Karim Benzema.

Sulmuesi francez nuk po kalon një moment të mirë në “Santiago Bernabeu”, prandaj Thohir kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të ulur sa më shumë çmimin e kartonit të lojtarit të kombëtares franceze. Benzema nuk i ka punët mirë me trajnerin Ancelotti, pasi ai nuk ka arritur të zhbllokohet ende në kampionat dhe ky është një problem serioz për ekipin “merengues” që lufton në të tre frontet sezonalë, transmeton supersport.al.

Nga ana tjetër, ulje-ngritjet e Diego Militos po i detyrojnë drejtuesit e Interit të mendojnë për pasardhësin e tij. Argjentinasi që u rikthye nga një dëmtim i gjatë mund t’i japë lamtumirën skuadrës në fund të sezonit, pasi Walter Mazzarri ka lënë të kuptohet se nuk mund t’i besojë më fatet e sulmit.

Në këtë mënyrë, Benzema mund të jetë goditja e parë e madhe e Thohir, i cili kërkon me çdo kusht kualifikimin e skuadrës në Champions League për sezonin e ardhshëm, një kusht ky edhe për vazhdimësinë e teknikut në stolin e skuadrës milaneze.

Lajme të ngjashme

Back to top button