Çka ndodhi me “N.U.N” e Bleros?

Kënga “N.U.N” mbetet njëra nga këngët më të pëlqyera të Blero Muharremit, të cilën e publikoi pas ndarjes nga aktorja Teuta Krasniqi.

Kjo këngë bëri bujë të madhe, duke u cilësuar si dedikim për ish bashkëshorten e tij nga ana e këngëtarit, transmeton Telegrafi.

Por videoklipi i kësaj kënge që arriti milionat në kanalin “Youtube”, nuk ndodhet më aty. Videoja është fshirë, por jo me dëshirën e këngëtarit.

Shkaku i të drejtës autoriale, kompania Kyriako Papadopoulus Publishing ka bllokuar këngën e Bleros e cila është e kopjuar nga grekët.

Kjo nuk është hera e parë që artisti shqiptar, krijimet e tij i ka të marrë nga muzika të vendeve të huaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button