Rama: Betejë pa kompromis kundër krimit ekonomik

Lufta ndaj krimit ekonomik të shkaktuar nga lojërat e fatit vijon më fuqishëm se kurrë. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se shqiptarët nuk mund të humbasin më para që derdhen jashtë shtetit me baste online në uebsajte të huaja.

“Qeveria nuk do të ndalet përkundrazi do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis dhe në toplerancë zero kundër krimit dhe kundër cdo shfaqje të krimit dhe cdo formë. E sot do flas posacërisht për atë formë të krimit që shfaqet si krim ekonomik përmes aktivitetit të Lojërave të Fatit. Po kështu kemi marrë vendimi që përmes Ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e uebsajteve ku derdhen kursime të emigracionit për familje shqiptare në Shqipëri. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë humbasin në aventurën e basteve online në destinacione jashtë Shqipërisë brenda 1 viti varion nga 700 deri në 500 milionë dollarë. Shifër e papranueshme dhe formë e papranueshme për një vend evropian” u shpreh Rama.

Sipas Ramës, gjatë kësaj kohe do të bëhet dhe një reformë rregullatore sa i përket aktiviteteve të licencuara duke u bërë thirrje të derdhin detyrimet e prapambetura.

“Kompanitë që janë të licencuara jo vetëm që duhet të derdhin të gjitha detyrimet e prapambetura, por duhet të përgatiten për të vepruar konform ligjit në fuqi, ligj që ka provuar më parë që përcakton dhe vendodhjen e tyre në një distancë të përcaktuar në shkolla, spitale, banka dhe cfarë tjetër ky ligj ka të përcaktuar”.
Më tej Rama theksoi se cdo akvitetet i ligjshëm i Lojërave të Fatit duhet të ushtrojë aktivitet larg qendrave si shkolla, spitale, Banka etj.http://www.albeu.com/shqiperi/rama-beteje-pa-kompromis-kunder-krimit-ekonomik-/129618/

Lajme të ngjashme

Back to top button