Mehmeti: Është nder për mua që përmendet emri im për universitetin e ri në Shkup

Në një prononcim për Portalb, deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti komenton përfoljen e emrit të saj në media për angazhimin në hapjen eventuale të universitetit të ri shtetëror në gjuhën shqipe në Shkup. Në pyetjen e gazetares tonë, ajo thotë që  është nder që përmendet emri i saj për këtë iniciativë por aktualisht bëhet fjalë për spekulime.

“Për mua është nder që përmendet emri im në lidhje me një iniciativë të tillë, por për momentin këto janë vetëm spekulime pa ndonjë bazë vërtetësie. Ky institucion është akoma vetëm projekt, ide dhe deri te konkretizimi i saj duhet edhe shumë punë, por para se gjithash duhet vullnet politik.” thotë për Portalb, Mehmeti.

Megjithatë, ajo nuk deshi të deklarojë më tej në pyetjet tona: kush është ideator i kësaj ideje, a ka vullnet politik si dhe a do ta kishte refuzuar angazhimin eventual në këtë institucion apo dhe idenë për hapjen e këtij institucion.

Ditë më parë u përhap lajmi se Bashkimi Demoktratik për Integrim ka për ide që përpos USHT të hap edhe një universitet tjetër shtetëror në gjuhën shqipe i cili do të kishte selinë në Shkup. Si të angazhuar në këtë projekt përpos Ermira Mehmetit, u përmendën emrat e ish ministrit të arsimit Aziz Pollozhanit si dhe ish deputetit Rizvan Sulejmani. Dy të fundit janë të pakapshëm për prononcim nga redaksia e Portalb-it.

LEXO: Studentët: Le të reformohet USHT-ja, nuk na duhet edhe një “shtab partiak”
LEXO: Patriotizmit të BDI-së i ka dalë boja!? Shkupi meriton më shumë se një Universitet
LEXO: BDI: Sulmi ndaj universitetit si “ide fisnike e kombëtare” është qëllimkeq
LEXO: Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri
LEXO: MASH mban ligjërata për arsim, në formë kumtese
LEXO: BDI: Nuk ka kush ta ndal formimin e universitetit të dytë shtetëror në shqip
LEXO: RDK: Themelimi i një Universiteti të ri nga ana e BDI-së është tradhëti kombëtare ndaj USHT-së
LEXO: LR-PDSH: BDI dëshiron të bëjë edhe një universitet për punësime partiake!
LEXO: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”
LEXO: BDI konfirmon hapjen e Universitetit të ri në Shkup

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button