Shkup, në vend se me tramvaj, vozitje me rrotë panoramike

Projektet për ndërtimin e sistemit për tramvaje dhe rrugëkalimeve nëntokësore kanë qenë premtimet kryesore  të kryetarit të qytetit të Shkupit Koce Trajanov në zgjedhjet e fundit lokale. Por edhe pas dy vjetëve  thuajse këto projekte ende s’janë as afër fillimit të realizimit, shkruan REL.

Prej qytetit të Shkupit thonë se nuk e mënjanojnë idenë për ndërtimin e rrugëkalimeve nëntokësore, e cila duhet të lidhet me bulevardin “Ilinden”, me udhëkryqin te “Narodna Banka”. Prej aty sqarojnë se projekti tani për tani është lënë në pritje për shkak se për të dy thirrjet publike kanë arritur oferta të cilat kanë qenë, siç thonë, më të shtrenjta se sa i kanë paraparë.

Administrata e qytetit thotë që edhe pse është në këtë gjendje buxheti i qytetit, prapë  janë paraparë para për këtë projekt që shpresojmë të realizohet në vitet e ardhshme, a në ndërkohë kuptohet që po punohet në vendimet për zgjerimin e infrastrukturës së qytetit.

Kur bëhet fjalë për tramvaj, deri tani kanë rënë dy përpjekje për gjetjen e investitorëve të huaj të cilët bashkë me qytetin dhe Qeverinë do ta ndërtojnë të ashtuquajturën “Udhëtimin e lehtë në binarë”. Prej Qytetit thonë se për shkak të tenderëve të pasuksesshëm tani po bëhen analiza të cilat do të vendosin çka do të bëjmë më tej.

Sipas programit për zhvillim 2015-2017, këtë vit për tramvaj në transportin publik janë planifikuar 1.382.113 euro, për vitin 2016 janë planifikuar 2.796.747 euro, a më së shumti para janë parashikuar në vitin 2017 e cila zë shumën prej 13.2 milion euro. Vlera e gjithë periudhës për marrëveshjen e udhëtimit të lehtë apo udhëtimin me tramvaj është llogaritur dhe ajo zë shumën prej 243 milion euro.

Në ndërkohë prej arkës së qytetit kanë dalë 66 milion euro për ndërtimin e objektit të “Shkupi 2014”. Sipas hulumtimeve të BIRN, e ashtuquajtur “Shkupi 2014 nën hetim”, qyteti ka paguar 28 milion euro për dy garazhe në kate të cilat ende thuajse janë të zbrazëta, ndërkaq për fasadën në stilin barok i ka ndarë 7.5 milion euro.

Paratë e qytetit i harxhojnë për fontana, ndërtimin e sheshit të qytetit ,, VMRO” dhe për kryengritjen e Karposhit, ura, plazhe qyteti, rrota panoramike dhe mirëmbajtjen e objekteve të “Shkupi 2014”.

Lajme të ngjashme

Back to top button