Sulme të reja në Turqi, një mjet shpërthyes ka dëmtuar gazsjellësin në Sirnak

Ministria turke e Energjisë dhe Burimeve Natyrore njoftoi se sulmi terrorist në Sirnak, në pjesën juglindore të vendit, ka dëmtuar tubacionin e gazit Kikruk-Cejhan, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri përkatës turk Taner Yildiz tha se sulmi ishte kryer duke vendosur një mjet shpërthyes në rrethin Cizre, 18 kilometra nga kufiri turko-iraken.

“Menjëherë pas shpërthimit ne ndaluam shpërndarjen e gazit nga tubacion i dëmtuar për të parandaluar humbjet më të mëdha. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa ky sabotim nuk do të ketë ndikim të madh negativ në furnizimin me gaz në rajon”, tha Yildiz.

Tubacioni Kirkuk-Cejhan ka një kapacitet prej 400,000 fuçi në ditë, ndërsa aktualisht nga tubacioni mesatarisht rrjedhin rreth 300,000 fuçi. Fjala është për tubacionin me një rezervë të përditshme prej 1.6 milionë fuçi të gazit natyror.

Infrastruktura e rrjeteve të energjisë në Turqinë lindore e juglindore për disa ditë është objektiv i terroristëve, ndërsa ministri Yildiz pohon se qëllimi i sulmuesëve është që të minojnë sovranitetin dhe stabilitetin e shtetit turk dhe të ndalë përparimin e saj ekonomik. Ai shtoi se autoritetet turke janë të vendosura dhe të afta për të mos lejuar këtë gjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button