Kërçovë, ‘Tika’ lë nxënësit në kushte të këqia

Edhe pse është i gatshëm objekti i shkollës periferike “Sande Shterjoski” në fshatin Mahmute në Kërçovë, nxënësit ende nuk mund të mësojnë në të. Ishte paralajmëruar ata do ta fillojnë mësimin në objektin e ri që më 15 shtator. 

Drejtori i kësaj shkolle, Lulzim Mehmeti, tha se objekti është gati por hapja e kësaj shkolle shtyhet për shkaqe të tjera.

 “Ky projekt është investim i organizatës turke “Tika” në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës. Kjo organizatë kohët e fundit është në proces të ndryshimit të koordinatorit. Ne presim që të emërohet koordinatori i ri i “Tika”-së dhe të caktojmë një datë të përbashkët për hapjen solemne të shkollës së re.” – tha për Portalb, Mehmeti.

Në ndërkohë, nxënësit e kësaj shkolle vazhdojnë mësimin ta ndjekin në objektin e vjetër që, në fakt, është një shtëpi private.

Punimet mbeten ende të pambaruara në pjesën e re shtesë të gjimnazit 

Punimet në pjesën e re shtesë të objektit gjimnazit në Kërçovë ku vijojnë mësimin SHMK “Drita” dhe SHMK “Mirko Mileski”, akoma vazhdojnë dhe ky objekt nuk u hapë për nxënësit në fillim të muajit tetor ashtu siç ishte paralajmëruar.

“Punimet në objektin e ri janë ka fundi dhe ka ngelur të rregullohet vetëm çështja e inventarit. Ka fillimi i nëntorit aty mund të fillohet edhe mësimi. Gjimnazit tonë do t’i takojë kati përdhes kurse në katin e parë do të kemi dy zyra. Plani jonë është që hapësirat që na takojnë neve t’i shndërrojmë në 8 kabinete të pajisur mirë. Ne kemi gati kabinetin e informatikës dhe të farmacisë kurse shumë shpejt do të furnizohemi edhe me pajisje për kabinetin e elektroteknikës nga një shkollë në Norvegji. Në ndërkohë do të bëhen edhe kabineti i biologjisë dhe kimisë.” – tha për Portalb drejtori i SHMK “Drita”, Nebi Bilalli.


Pjesa e re e gjimnazit 

Edhe ky objekt është investim i organizatës turke “Tika”. Po kaq hapësirë në objektin e ri do të ketë edhe SHMK “Mirko Mileski” kurse një pjesë do t’ju takojë tre paraleleve turke që mësojnë në këtë gjimnaz. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button