Ahmeti shndërron kazermën “Ilinden” në Universitet të ri

Partia e Ali Ahmetit planifikon që të hapë një universitet të dytë publik në gjuhën shqipe në Shkup, përveç universitetit ekzistues në Tetovë ka konfirmuar për “Dnevnik” Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Projekt për një tjetër universitet shtetëror ka qenë vetëm një ide e BDI-së, sepse për këtë nuk është diskutuar në qeveri dhe nuk ka asnjë vendim të tillë nga ekzekutivi. Për universitetin e ri në gjuhën shqipe të financuar nga shteti Ahmeti zgjodhi pikërisht vendndodhjen në ish-kazermën “Ilinden”, transmeton TetovaSot.

Ministri Ademi si kreu i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka përshëndetur nismën e partisë së tij për themelimin e institucioneve të larta në gjuhën shqipe, nga MASH na thonë se ka një iniciativë për të themeluar një universitet të ri edhe pse nuk është diskutuar për këtë temë.

Ademi: Të huaj për rektor dhe dekan në Universitetin e Ri

Sipas të dhënave të Dnevnik, BDI-ja për Universitetin e ri përzgjedh edhe kuadro të personelit.  Përmenden emra si Azis Pollozhani si rektor i mundshëm i universitetit të ri si dhe kuadri i profesorëve përmenden emrat Rizvan Sulejmani dhe deputetja Ermira Mehmeti. Pollozhani  dhe Sulejmani nuk kanë dhënë deklaratë, ndërsa Mehmeti ka hedhur poshtë informacionin.

Për këtë Ministri Ademi thotë:

“Ne nuk mund të flasim për vendimet e personelit, kur ende nuk është themeluar një institucion i tillë. Dhe kur bëhet një ligj i ri për Arsimin e Lartë ne përpiqemi për cilësinë dhe mekanizmat ligjore për të siguruar cilësi. Ne do të qëndrojmë në ato pikëpamjet që profesorë të huaj nga universitetet e njohura botërore  duhet të punësohen në universitetet tona, dhe pse të mos jenë të njëjtët, rektor apo dekan”.

Lajme të ngjashme

Back to top button