Prishtina merr ftesë pë Kupën e Evropës

Sigal Prishtina edhe zyrtarisht do të marrë pjesë në Kupën Evropiane të FIBA-s. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë FIBA Europa sot, derisa të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Sigal Prishtina në faqen zyrtare në Facebook.
Së bashku me Sigal Prishtinën janë edhe 59 ekipe që do të marrin pjesë.

Ky është një lajm i mirëpritur edhe nga tifozët Plisat, të cilët tani do ta dëshmojnë veten edhe më larg se Liga Ballkanike.
Shorti për këtë garë do të hedhet më 4 gusht. Sigal Prishtina merr pjesë edhe në Ligën Ballkanike.

Lajme të ngjashme

Back to top button