Turne e alpinistëve me rastin e 2 Gushtit

­ Federata e alpinistëve dhe Agjencia për të rinj dhe sport me rastin e festës kombëtare 2 gushti prej sot deri më 3 gusht organizojnë turne në mal në të cilën do të marrin pjesë shumë shoqata të alpinistëve nga Maqedonia dhe mysafirë­alpinistë të huaj.

Marshruta kalon nëpër gjurmët e ilindenasve nëpër Maqedoninë qendrore dhe është e gjatë rreth 200 metra. Pjesëmarrësit në ditë do të ecin në këmbë rreth 10 deri në 12 orë.

Të drejtë në pjesëmarrje kanë alpinistë me përvojë, të shëndetshëm dhe gatshëm me kondicion, me kontroll të obligueshëm nga mjeku. Organizatorët kumtuan se të gjithë pjesëmarrësit të cilët sot do të arrijnë në vendin e caktuar për tubim do të transportohen me autobus deri në vendin Presllap (1000 metra lartësi mbidetare).

Duhet të kenë pajisje për alpinizëm dhe të sigurojnë ushqim.

Lajme të ngjashme

Back to top button