Hetim kundër Geert Wilders, për shkak të krahasimit të Kur’an-it me librin “Mein Kampf”

Me kërkesë të disa OJQ-ve muslimane Prokuroria e Austrisë ka nisur një hetim për gjestin e kreut të Partisë holandeze për Liri (PVV) Geert Wilders, i cili gjatë qëndrimit në Austri, këto ditë, ka krahasuar Kur’an-in me librin e Hitlerit “Mein Kampf”, duke kërkuar ndalimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat holandezë raportuan se në Austri është nisur një hetim ndaj Geert Wilders, kreut të partisë së ekstremit të djathtë holandez PVV. Ai në Austri ishte i ftuar në tubimin e organizuar nga Partia e Lirisë së Austrisë (FPO). Sipas mediave holandeze, Wilders gjatë fjalimit të tij në lidhje me islamofobinë, kishte krahasuar Kur’an-in me librin e udhëheqësi nazist Adolf Hitler, “Mein Kampf”, duke i kërkuar me këtë rast ndalimin e Kuranit.

Disa OJQ muslimane pas paraqitjes së tillë të Wilders, parashtruan ankesë pas së cilës prokuroria vendosi fillimin e hetimeve.

Duke komentuar mbi këtë vendim të prokurorisë austriake, Wilders tha se askush nuk do të mund ta heshtë dhe se “e vërteta duhet të thuhet”.

Paraqitja e mëparshme e Wilders ishte në SHBA, kur në Dallas ishte organizuar një konkurs për vizatimin e karikaturave të Profetit Muhammed (a.s). Regjistrimi i ngjarjeve është treguar në një nga televizionet holandeze, të cilat shkaktuar reagime të ashpra të muslimanëve. Në gjykatën e Hagës kundër Wilders është duke u zhvilluar një prcedurë në të cilën ai akuzohet për diskriminim racor kundër një grupi, për fyerje dhe nxitje të urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button