Chelsea e mundi Barcën me penalti (Video)

Chelsea e ka gjunjëzuar Barcelonën. Ekipi nga “Stamfrod Bridge” e ka mposhtur kampionin e Europë dhe Spanjës pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi baras 2:2.

Të parët në epërsi kaluan anglezët me golin e Eden Hazardit në minutën e 10-të. Kurse Barcelona, në pjesën e dytë shpejtë kaloi në epërsi 1:2 me golat e Luis Suarezit (52) dhe Sandro Ramirez (66).

Kurse, katër minuta pa përfunduar ndeshje, Gary Cahill barazoi rezultatin në 2:2 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. Në vazhdime nuk pati gola, derisa më të mirë në ekzekutimin e penalltive ishin lojtarët e Chelseas të cilët triumfuan me rezultat 4:2.

Lajme të ngjashme

Back to top button