Skënderbeu shënon fitore të madhe

Skuadra kampione shqiptare, Skënderbeu, ka shënuar fitore të madhe në udhëtim kundër Milsamit.

Klubi shqiptar nga Korça triumfoi në sfidën e zhvilluar në Moldavi, ku shkëlqyen dy kosovarët: Bernard Berisha e Liridon Latifi me depërtimet e tyre.

E, dy golat e këtij triumfi për Skënderbeun i shënoi Hamdi Salihi (50’ dhe 73’p).

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, teksa sfida e kthimit luhet në Shqipëri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button