Android rrezikohet seriozisht nga virusi i ri

Një nga plaftormat më të mëdha të smartfonëve, Android është cak i sulmit të një nga virusëve më të rrezikshëm të llojit të tij.

Ekspertët e sigurisë kanë zbuluar një virus të ri që ka prekur pajisjet Android duke u mundësuar piratëve kibernetikë që vetëm nëpërmjet një mesazhi MMS të hakojnë pasjisjet e sulmuara. Nga ky virus janë prekur pothuajse të gjitha pajisjet që operojnë me sistemet operative nga Android 2.2 FroYo e në vazhdim.

Joshua Drake, zëvendës president i kompanisë së sigurimit të telefonave “Zimperium”, zbuloi disa mangësi tek një element bërthamë i sistemit operativ, i quajtur ‘Stagefright’, i cili përdoret për të luajtur, krijuar dhe edituar skedarë të ndryshëm. Ai e përshkruan këtë mangësi në pajisjet Android si “virusi më i keq i zbuluar deri tani në pajisjet Android”, madje sipas tij, është edhe më i keq se virusi “Heartbleed”, i cili është vlerësuar deri tani i virusi më i keq i të gjitha kohërave.

Në momentin kur merrni një mesazh MMS, shikoni një video në shfletuesin ueb ose vizitoni një faqe çfarëdo në ueb që ka të bashkangjitur edhe përmbajtje muzikore apo video, atëherë aktivizohet një kod në distancë dhe iu jep mundësi piratëve kibernetikë që të kenë kontroll të plotë mbi pajisjen Android, përfshirë të dhënat, kamerën etj. Më e keqja është se nuk kërkohet ndonjë autorizim nga përdoruesi për të kryer sulmin.

Drake thekson se ju mund të merrni një MMS në telefon ndërkohë që jeni në gjumë, aktivizohet automatikisht kodi në pajisje dhe e fshin vetë mesazhin MMS, kështu ju nuk do të jeni në dijeni të faktit që dikush po iu vjedh të dhënat personale. Drake mendon se rreth 95% e pajisjeve Android që janë në përdorim sot- rreth 950 milionë në total- janë të rrezikuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button