Shkurtohet mandati i Komisionit për Lustrim

Maksimum dy vite do të jetët mandati i Komisionit për verifikimin e  fakteve, duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti kur do të fillojnë të vlejnë ndryshimet e reja ligjore me të cilat ndalon lustrimi dhe lëndë të reja nuk do të procesuohen.

Kjo është konkluza nga seanca e sotme të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve në të cilën janë shqyrtuar tre amendamentet e vetme të propozuara nga deputetja Roza Topuzovska-Karevska.

“Deri sa të ekzistoj Komisioni, mund të ketë vendim gjyqësorë e cila do të thotë kthim të lëndës për shqyrtim shtesë ose sjellje të vendimit. Në momentin kur nuk do të ekzistoj, nëse një rast i tillë është ende në procedurë, atëherë Gjykata do të vendos në bazë meritore dhe vendimi i saj do të jetë definitive”, ka deklaruar deputeti Antonio Milloshovski.

Sipas praktikës së deritanishme, artikujt e kontestuar në momentin që mbaronte procedura gjyqësore ktheheshin në Komisionin dhe ajo sillte vendimin final.

Tani, nëse dikush konstaton se dikush nuk ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve, atëherë me kthimin prapa në Komisioni, ajo do ta shlyej vendimin e vjetër dhe do të sjell vendim të ri në bazë të aktvendimit gjyqësorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button