Super dieta me karrota

Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.

Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karota është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepërta.

Dita e parë

Mëngjesi: 1 filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota

Paradreke: 1 gotë lëng karote

Dreka: 50 g oriz me salcë karote + 1 frut

Pasdreke: 1 frut sipas dëshirës

Darka: 100 g mish pule + 1 domate e madhe

Dita e dytë

Mëngjesi: 1 filxhan kafe me qumësht, 1 fetë buke integrale me pak marmelatë

Paradreke: 1 gotë lëng karote

Dreka: 1 racion peshk, 1 racion sallate me karotë, borzilok dhe pak bukë

Pasdreke: 1 frut të stinës

Darka: 70 g proshutë dhe 1 karotë e grirë në sallatë me 1 lugë gjelle vaj dhe limon

 Dita e tretë

Mëngjesi: 1 filxhan kafe, 1 fetë buke + 1 lugë gjelle marmelatë

Paradreke: 1 gotë lëng karote

Dreka: 1 racion pure karote, 60 g djathë + ½ fetë buke

Pasdreke: 1 frut sipas dëshirës

Darka: 100 g peshk, 1 sallatë e madhe me karotë + vaj ulliri + limon, 1 frut sipas dëshirës.

Lajme të ngjashme

Back to top button