Zakonet që duhet t’ia mësoni fëmijës

Këto janë disa zakone të mira që ju si prind duhet t’ia mësoni fëmijës:

Sjelljet e mira dhe edukata. Fëmijët janë në gjendje të përthithin informacionin nga do që t’i vije ai, dhe sido që t’i vije. Andaj është shumë e rëndësishme që në radhë të parë të jemi ne, prindërit përçuesit e mënyrave më të mira të edukatës dhe sjelljes. Asnjëherë mos harroni të thoni “Ju lutem” apo “Faleminderit”, apo “S’ka gjë”.

Dashamirësia. Mësojini fëmijët tuaj të jenë dashamirës ndaj të tjerëve. Por nëse ne flasim gjithnjë keq për të tjerët, atë gjë do të mësojë të bëjë edhe fëmija ynë, në të ardhmen.

Higjiena. Është e vështirë për t’i edukuar fëmijët me ndjenjën e pastërtisë dhe të higjienës. Ndaj ky është një proces që kërkon kohe për t’u kthyer në zakon. Është e nevojshme që gjithmonë t’u flasim fëmijëve për domosdoshmërinë e të larit të dhëmbëve, krehjes së flokëve, larjes së fytyrës. Por nëse do të jeni të duruar dhe në fund të suksesshëm, do të shihni që higjiena do të jetë bërë pjesë e jetës së tyre.

Ushqimi i shëndetshëm. Ushqimi i shëndetshëm është realisht një problem në rend të ditës, veçanërisht për fëmijët. Tundimi ndaj produkteve të pashëndetshme është një rrezik potencial. Ndaj është shumë e rëndësishme që fëmijët të edukohen edhe në këtë drejtim, duke synuar gjithnjë orientimin ndaj ushqimeve të shëndetshme. Sa më pak chips-e dhe patatina, apo hamburger. Zgjidhni fillimisht ju ushqimin e shëndetshëm dhe do të shihni që edhe fëmijët do të ndjekin shembullin tuaj.

Edukimi fizik. Nëse ju nuk i preferoni ushtrimet fizike, mos prisni që kjo gjë t’u pëlqejë fëmijëve tuaj. Këshilla është: Bëjeni ato së bashku. Kjo sigurisht që do t’u marrë pak kohë, por është një investim që ja vlen ta bëni. Fillimisht lërini ata vetëm të shohin, më pas ftoni dhe do të shihni që ata do të vijnë menjëherë.

Dhembshuria. Për çdo njeri është e rëndësishme të dije se ka dike që është i interesuar për te, që kujdeset për te. Duke i mësuar fëmijët tuaj me ndjenjën e dhembshurisë dhe kujdesit për të tjerët, të jeni të sigurt qe jeni duke kultivuar një ndjenje që do të jetë edhe në ndihm të tyre përgjatë viteve të jetës. Përpiquni qe t’i pyesni ata se çfarë ndjejnë për të tjerët, mësojini ata që t’i shohin gjrat edhe nga një tjetër këndvështrimi.

Përgjegjësia. Është shumë e rëndësishme që sa më parë të filloni, sigurisht gradualisht, t’i edukoni fëmijët tuaj me ndjenjën e të qenit të vetëdijshëm dhe përgjegjës për veprimet e tyre. Nëse do të tregojmë përpara tyre se sa të përgjegjshëm jemi për rregullin dhe pastërtinë në shtëpi, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe ata. Do te jetë një shembull i mirë për ta, nëse çdo gjë që është e nevojshme të bëhet, ju jeni duke e bërë vetë së pari.

Lajme të ngjashme

Back to top button