MASH mban ligjërata për arsim, në formë kumtese

“Arsimi dhe arsimimi është çelësi i shoqërisë në përgjithësi, gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të tyre, i cili promovon mirëqenien dhe përparimin e popullit të vet.” kështu fillon kumtesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë në lidhje me idenë për formimin e universitetit të ri në Shkup, në gjuhën shqipe.

Më tej MASH jep ligjërata për arsimin, për suksesin sipas tyre të madh me USHT-në duke treguar në fund se do të mirëpresin inciativën për universitetin e ri.

Një pjesë nga Kumtesa e MASH: 

“MASH dhe Qeveria e RM-së këtë e ka dëshmuar me vepra konkrete: rritje të cilësisë së arsimit, zgjerimin e fakulteteve, kooptimin me kuadër cilësor, rritjen e numrit të studenteve, investimi në infrastrukturë, planifikimi për te themeluar fakultete të reja (fakultetin e bujqësisë dhe shkencave mësimore), kampusin e ri universitar dhe shume projekte tjera.

Përpjekjet tona nuk kanë të ndalur vetëm në këtë vend. USHT është një shtëpi e Madhe, por jo edhe aq e madhe se ti kënaq të gjitha ambiciet e shqiptarëve të Maqedonisë edhe më gjerë për arsimim cilësor dhe të afërt për çdo qytetar, por edhe në trend me kërkesat e kohës dhe tregun e punës.

Nisur nga këto përcaktime, MASH do të mirëpret dhe do të shqyrton edhe politika të reja në drejtim të zgjerimit të rrjetit të arsimit të lartë shqip, edhe përtej asaj që funksionon sot me krenari – USHT-ja.

Apelojmë deri te mediat, në këtë periudhë dhe për këto ide fisnike të venë veten në funksion të ardhmërisë, mirëqenies dhe bashkëjetesës vëllazërore. Përçarjet dhe krijimi i hutive janë të njohura si politika humbase për shqiptarët.”

Lajme të ngjashme

Back to top button