Artistë, aktivistë, gazetarë dhe shkrimtarë nga Maqedonia së bashku për të drejtat e grave

Drama dokumentare e mirënjohur në botë, “Shtatë” ,fillon turneun e saj ballkanik me një performancë në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe në gjuhën rome. Në Shkup, drama do të shfaqet më 2 nëntor 2013, në MKC – Kinema në orën 20.
 
“Shtatë”, është një manifestim i fuqishëm i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, bazuar në historitë dhe fatet e shtatë grave aktiviste të të drejtave të njeriut. Shfaqja do të realizohet si lexim skenik, ku aktivistet në Shkup do të përfaqësohen nga këngëtarja Esma Rexhepova Teodosievska, opinionistja Adelina Marku,  kolumnisti Ramadan Ramadani, regjisorja Dragana Milloshevska, gazetari Erdem Ahmet, shkrimtarja Suzana Goceve dhe arkitekti dhe skenografi Krste S. Xhidrov.
 
“Çështja e dhunës ndaj grave është e papranueshme dhe ende shumë aktuale dhe diskutabile në shumë vende, duke përfshirë edhe Maqedoninë. Edhe në vendin tim, Suedi, ky është një problem që merr një kohë të gjatë për të kapërcyer tabutë rreth dhunës familjare. Shpresojmë se kjo performancë  do të kontribuojë për të rritur debatin mbi këtë çështje të rëndësishme në Maqedoni”, tha Ambasador i Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansson.
 
Shfaqja është prezantuar në  gjithë botën, duke përfshirë Suedinë, Parlamentin Evropian në Bruksel, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holandë, Turqi, Belgjik, Nigeri, Finlandë, Serbi, Rusi dhe Jordani.
 
Tani, “Shtatë” erdhi në Maqedoni, e organizuar nga Instituti suedez në bashkëpunim me Qendrën e Teatrore për Fëmijë dhe Ambasadës së Suedisë. Shfaqja është në regji dhe produksion nga Heda Kraus Sjogren.

Lajme të ngjashme

Back to top button