“Solidariteti”: Shteti lejon të vdesin punëtorët

Lëvizja “Solidariteti” ka reaguar ndaj punëdhënësve dhe qeverisë së Maqedonisë për mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve. Në këto kushte ekstreme për punë ku temperaturat janë mjaftë të larta dhe e rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre është e pamundur të punohet. Sipas tyre, punëdhënësit dhe qeveria duhet t’i liroj punëtorët ndërtimtarë të cilët punojnë në ambient të hapur pa orar të definuar.

“Vjet më parë janë evidentuar shume raste me vdekje dhe lëndime në vendet e punës mu në këto muaj, korrik-gusht. Është e papranueshme që në Maqedoni nga viti në vit të rritet numri i të vdekurve si pasojë e kushteve ekstreme të punës. Prej 28 në 2013 në 42 në 2014. Për fat të keq institucionet dhe disa mediume i karakterizojnë këto raste si aksidente. Jo, vdekja e punëtorit nuk është aksident. Vdekja e punëtorit është  shkelje ligjorë për të cilën shteti, ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore duhet të japin llogari sepse e kanë lejuar atë të ndodhë” thuhet në kumtesën e lëvizjes joqeveritare “Solidariteti”.

Ky reagim nga “Solidariteti” vjen si rezultat i motit të nxehtë ku temperaturat i kalojnë të dyzetat. Sipas tyre qeveria duhet të marrë masa për këtë fenomen të shfrytëzimit të punëtorëve në kushte ku puna e rrezikon shëndetin dhe jetën e tyre.

“Solidariteti” u bën thirrje punëdhënësve ndërtimtarë dhe qeverisë që menjëherë të lirohen punëtorët të cilët punojnë në objekt të hapur dhe njëkohësisht t’ua shpërblejnë meritën e tyre apo t’ua rrisin rrogat.

Lajme të ngjashme

Back to top button