BDI: Nuk ka kush ta ndal formimin e universitetit të dytë shtetëror në shqip

Reagimet e shumta që erdhën si pasojë e lajmit se do të formohet një universitet i dytë shtetëror në gjuhën shqipe me iniciator Bashkimin Demokratik për Integrim, kjo parti i quan “fushatë të pa-arsyeshme” që sipas tyre po ngjason me qendrat intelektuale maqedonase në vitin 1994.

“Lufta mediatike dhe jo mediatike ndaj BDI-së  kohëve të fundit fare nuk ka të bëjë me parime kombëtare e  politike, apo me interes  publik, por, ajo është kryekëput  e nxitur për motive të ultë të interesit politik ditor dhe atij ekonomik dhe  motive që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të a.q.  konceptit qytetar  i njohur si doktrina e Fërçkovskit, ku shqiptarët do jenë individë të “ndershëm” të subjekteve politike maqedonase. “ kumton BDI.

Më tej, BDI bën me dije se “shqiptarët e kanë identifikuar këtë motiv të ulët politik dhe nuk do lejojnë të shkelen parimet e politikë bërjes në Maqedoninë e pas vitit 2001, në të cilën të drejtat individuale burojnë në kuadër të komunitetit që i takon, e jo duke qen shtojcë e ndershme e partive politike maqedonase.“

“Nëse ai komunitet ka vlerësuar se Shkupi do jetë gjithashtu qendër universitare shqiptare, nuk ka biznes qendër apo qendër politike që mund ta ndale atë.”kumton BDI.

Madje për BIDI-në, “ashtu siç e kujtojmë sot pozicionin e secilit vizavi USHT-së, ashtu do ti kujtojnë gjeneratat e ardhshme pozicionet e subjekteve te ndryshme karshi themelimit te universitetit të dytë shtetëror në gjuhën shqipe në Maqedoni.” thuhet në komunikatën e BDI-së.

LEXO: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”
LEXO: Shumë drejtime në “pauzë”, dështim i sistemit të disperzuar të USHT-së
LEXO: “Bombat” që po shkatërrojnë arsimin shqip në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Qèllimi eshte qe te shkatèrrohet dhe mbyllet Universiteti i Tetovès…..
    KJO ESHTE NJE STRATEGJI E MIRÈ E ANALIZUAR…

Back to top button