RDK: Themelimi i një Universiteti të ri nga ana e BDI-së është tradhëti kombëtare ndaj USHT-së

Informatat apo dezinformatat e liferuara ditëve të fundit në lidhje me idenë e hapjes së një Universiteti të ri Shtetëror, Rilindja Demokratike Kombëtare e trajton si tradhëti kombëtare ndaj institucionit të vetëm kombëtarë shqiptarë të USHT-së, ku për 20 vite radhazi është bë një sakrificë e madhe kombëtare, edhe me jetë njerëzish.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se ideja e BDI-së do të ishte e sinqertë vetëm nëse ndërmerrte iniciativë për rregullimin njëherë e përgjithmonë të USHT-së që tani numëron më shumë se 20 mijë studentë. Çdo ide tjetër për anashkalim të kësaj vatre arsimore, dhe themelimin e një universiteti tjetër fantom duhet cilësuar si tradhëti kombëtare dhe kjo ide do të mbajë vulën e BDI-së. Se kjo ide është tradhëti kombëtare flet fakti i disperzimit të USHT-së në të gjitha qytetet shqiptare prej Kumanove e deri në Strugë, dhe se vet kjo ide e disperzimit e hudh poshtë sinqeritetin e formimit të një Universiteti të ri Shtetërorë.

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon prononcim direkt edhe nga ana e organeve më të larta të USHT-së, dhe gjith akademisë shqiptare në përgjithësi. Kjo ide e tradhëtisë kombëtare nga ana e BDI-së duhet dënuar ashpër nga të gjith profesorët dhe intelektualët shqiptarë. Sakrifica dhe mundi 20 vjeçar i kësaj vatre arsimore kërkon angazhimin e gjith subjekteve politike për përmirësimin e cilësisë duke e eliminuar tërrësisht partizimin e kësaj vatre arsimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button