Duro kthen prap Dulgerovin dhe Vasiljin

Bullgari Nikolai Dulgerov dhe kroati Ivan Vasilj nuk do të bashkohen me Shkëndijën, pasi shefi i stafit teknik Shpëtim Duro nuk ka dhënë pëlqim për angazhimin e tyre. Mesfushori bullgar dhe mbrojtësi i majtë nga Kroacia shiheshin si përforcime potenciale të ‘kuqezinjëve’ dhe qëndruan një javë në provë.

Ata u testuan në ndeshjet kontrolluese kundër Gostivarit dhe Vëllazërimit, ndërsa stafi teknik në krye me Shpëtim Duron kanë vlerësuar se angazhimi i tyre nuk do të riste cilësinë në nivelin e duhur në pozitat ku ekipi ka nevojë. Të dy futbollistët janë larguar nga Tetova dhe janë kthyer në vendlindjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button