Priftërinjve të Maqedonisë ju ndalohet Facebooki

Kisha ortodokse e Maqedonisë edhe zyrtarisht ka vendosur që ti ndaloj priftërinjtë dhe klerikët që të përdorin rrjetin social Facebook.

Vendimi me shkrim është dorëzuar tek krerët e kishave dhe në të shkruan edhe afati deri kur ato duhet të ç’kyqen nga ky rrjet. 

Burime nga Kisha, megjithatë, thonë se kufizimi duhet të zbatohet vetëm për ato persona që gjatë muajve të fundit kanë shprehur qëndrimet e tyre personale në këtë rrjet social për situatën politike në vend.

Por ende nuk është e qartë arsyeja se pse ju ndalohet përdorimi i Facebookit dhe çfar do të ndodh nëse vazhdojnë të përdorin rrjetin social edhe me tutje.

Lajme të ngjashme

Back to top button