Vrasje dhe tentim për vrasje në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Vrasje dhe tentim për vrasje ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Sipas informacioneve, shtetas i Kosovës me armë zjarri ka vrarë një 71 vjeçar ndërsa është plagosur edhe një person 30 vjeçar, djali i të vrarit.

Vrasësi është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë BMË me targa të Zvicrës.

Nga MPB e vërtetojnë informacionin ndërsa Portalb gjatë ditës do të ju informoj detajisht për rastin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button