Filharmonia e Kosovës sonte në Verën e kulturës tetovare

Në Verën e Kulturës Tetovare sonte koncert do të mbajë Filarmonia e Kosovës.

Në kuadër të manifestimin në qytet po mbahen shumë aktivitete kulturore, manifestime muzikore, ekspozita dhe shfaqje teatrale.

Vera e kulturës tetovare po zhvillohet në disa lokacione nëpër qytet, në Qendrën për kulturë dhe sheshin e qytetit. Një pjesë e rrugës “Dervish Cara” ishte e mbuluar me ombrella, ndërsa në mbrëmje mbaheshin koncerte muzikore në të cilët kanë performuar Zig Zag Orchestra, The Code, XXl, Objective si dhe disa dixhejë.

Prej sot manifestimet e ardhshme të grupeve muzikore do të mbahen në sheshin e qytetit.

Manifestimi, i cili organizohet nga Komuna e Tetovës, filloi më 20 korrik, ndërsa do të përfundojë më 5 gusht.

Njeriu me armë (The armed man) – Një meshë për paqe kushtuar viktimave të luftës së Kosovës, është vepër e kompozitorit Uelsian Sir Karl Wiliam Pamp Jenkins, që është luajtur në mbi 130 vende të botës. Sir Karl Jenkins është gjithashtu Laureat i Мedaljes Presidenciale të Meritës së Republikës së Kosovës.
Njeriu me Armë – Meshë për paqe – të martën me 28.07.2015 me fillim në ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Interpretojnë Solistët, Korri dhe Orkestra Simfonike e Filharmonisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button