Ndihma e shpejtë shumë punë: Njerëzit alivanosen në rrugë, banka, barnatore…

Për shkak të temperaturave të larta për vetëm 48 orë në Shkup regjistruar 6 alivanosje në vendet publike dhe në shtëpi. Siç informohet nga ndihma emergjente mjekësore dje në mesditë, alivanosje janë regjistruar te më të moshuarit, të cilët u përkeqësuan para sporteleve nëpër banka dhe barnatore, raporton Veçer.

Ata menjëherë u transferuan me automjetet e ambulancës për trajtim në Qendrën Klinike të Shkupit. Siç informojnë nga shërbimi kujdestar mesatarisht çdo ditë regjistrohen dhjetë telefonata më shumë se zakonisht për këtë kohë të vitit, që kur temperaturat shënuan rritje.

“Në ditë ka nga dy ose tre sulme në tru dhe po aq në zemër. Ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren për të ndihmuar pacientët që kanë nevojë”-tha D-r. Karamanovski nga Ndihma emergjente mjekësore.

Sipas tij, të sëmurët kronik duhet t’i respektojë rekomandimet e mjekëve amë, që ta marrin me rregull terapinë dhe në periudhën prej orës 11- 17 të mos dalin pa nevojë jashtë, drejtëpërdrejtë në diell. Për qytetarët e tërë vendit vlejnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç është: mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, veshje me rroba të lehta, shmangie të qëndrimit jashtë, konsumim i ushqimeve të lehta, ushqime të gatuara dhe më shumë lëngje. Rekomandohet të shmanget konsumimi i ushqimit që lehtë prishet.

Mjekët sugjerojnë që në këto temperatura të larta, me kujdes të ruhet higjiena e duarve dhe përgatitja higjienike e ushqimit.

Për shkak të temperaturave të larta vetëm në Qendrën e Thirrjeve “Përshëndetje Doktor!” javën e kaluar  u përgjigjën 1.125 persona. Ata nga mjekët kujdestarë morrën këshilla dhe rekomandime lidhur me motin e nxehtë, mbrojtje nga dielli dhe këshilla për terapinë ndaj sëmundjeve kronike. Shumica e thirrjeve ishin kryesisht ankime për: kokëdhimbje, viruse në lukth, tension të lartë dhe dhimbje simptomatike.

Nga e hëna deri të premten vijon një mot shumë i nxehtë, me temperatura mbi 35 gradë në më shumë vende, po edhe mbi 40 gradë në luginën e Vardarit. Sot temperatura maksimale do të jetë 40 gradë, nesër 41, të enjten në 42 gradë, të premten 40 gradë dhe të shtunën 39 gradë. Sipas paralajmërimeve të sinoptikëve nga fillimi i javës së ardhshme pritet që zona jonë do të bie nën ndikimin e një mase të ajrit edhe më të ngrohtë e më të thatë nga jugu, i cili do të shkaktojë rritje të mëtejshme të temperaturave ditore. Pritet që temperaturat në pjesën më të madhe të vendeve të jetë mbi 35 gradë./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button