7000 votues nga diaspora mbajnë tre mandate ndërsa harxhohen 1.1 milion euro

Në mbledhjen e grupit punues të katër partive politike sot, në rend dite në takimin e ardhshëm do të jetë edhe votimi i diasporës. Në këtë kontekst po shqyrtohen dy aspekte kontestuese. E para ka të bëjë për peshën e votës në Maqedoni dhe peshën e saj në diasporë dhe e dyta rreth arsyeshmërisë për mjeteve financiare që harxhohen për këtë proces.

Në zgjidhjen ligjore aktuale është detektuar problemi i pabarazisë së votës në Maqedoni dhe jashtë saj. Në zgjedhjet e fundit të cilët u mbajtën vitin e kaluar në njësinë zgjedhore numër 9 e cila e përfshin diasporën prej Australisë e Azisë në të cilën ka rreth 200.000 shtetas të Maqedonisë është zgjedhur deputet me vetëm 800 vota apo dhjetë herë më pak prej numrit të votave që i janë dashur ndonjë kandidatit për deputet në ndonjë nga 6 njësitë tjera ne Maqedoni. Me këtë është rrënuar njëra nga principet për barazinë e votës e definuar nga rekomandimet e Komisionit Venecian.

Edhe pse në njësinë zgjedhore numër 8 e cila e përfshin Amerikën Veriore ka rreth 350.000 shtetas të Maqedonisë, në zgjedhjet e fundit janë regjistruar vetëm 1.900 votues. Numër pak më të mirë ka në njësinë zgjedhore numër 7 e cila e përfshin Evropën dhe Afrikën në të cilën jetojnë rreth 400.000 shtetas të Maqedonisë.

Njëri nga aspektet i cili duhet të shikohet është arsyeshmëria e organizimit të zgjedhjeve në diasporë për shkak të shpenzimeve të tepërta . Në ciklin e fundit zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve në diasporë e cila i përfshin tre njësitë zgjedhore jashtë Maqedonisë, kanë votuar rreth 7000 votues dhe për këtë proces janë harxhuar rreth 1.1 milion euro apo 25% të shpenzimeve të përgjithshme që janë bërë për organizimin e zgjedhjeve në Maqedoni.

Propozimi i organizatës joqeveritare “MOST” është që në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në prill, votimet në diasporë të suspendohen për shkak të afatit të shkurtër dhe kompleksitetit të materies. Më vonë menjëherë pas zgjedhjeve të organizohet debat publik në të cilën do të gjendet një zgjidhje që në mënyrë sa më të përshtatshme të organizohen votimet edhe në diasporë.

Në rendin e ditës të grupit punues është lista zgjedhore si dhe përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Në lidhje me listën zgjedhore bisedohet si të regjistrohen votuesit. Në lidhje me përbërjen e KSHZ-së kërkohen vendime të cilat do t’i respektojnë rekomandimet e BE-së.

Komisionin ta udheqin njerëz profesional dhe t’u jepet qeverisje më e madhe në procesin zgjedhor, por edhe t’u iket ndikimeve partiake.

Lajme të ngjashme

Back to top button