Ramush Haradinaj: Nuk jam i përzier në ngjarjet e Kumanovës (VIDEO)

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, në një intervistë ekskluzive për Televizionin Art ka hedhur poshtë si spekulime se ai dhe njerëz të tij kanë qenë të përzier në ngjarjet e paradokohshme në Kumanovë: ‘Problemi në Ballkan, nuk është tek patriotët, por tek qeveritë e korruptuara të cilat  përpiqen të mbeten në pushtet për t’u amnistuar nga keq-qeverisja – ka thënë Haradinaj. Ndërkaq, duke folur  për sfidat e Kosovës, ai ka thënë se vendosja e shtetit ligjor mbetet objektiv kryesor, njësoj si  integrimi në strukturat euro-atlantike, në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Intervistën e plotë me  kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të plotë mund ta ndiqni në  programin Zigzag të cilin e transmetojmë çdo të enjte në ora 20:30 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button