Nuk pranohen asnjë amendament

Në ditën e tretë të debatit për amendamentet e propozuara nga PDSH-ja, anëtarët e Komisionit amë shqyrtuan 60 amendamente nga 219 gjithsejtë sa kanë propozuar deputetët e kësaj partie deri të Komisioni për buxhet. Mirëpo, asnjëri prej amendamenteve të shqyrtuara nuk u pranua, shkruan Koha.

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, as që shprehte interesim që të dëgjonte arsyetimin e propozuesve të amendamenteve, duke mos i vendosur aspak kufjet në vesh për të dëgjuar përkthimin në maqedonisht. Ai vetëm përgjigjej thjesht: “Amendamenti nuk pranohet”.

Mospranimi e amendamenteve nga ana e Ministrit të Financave sipas deputetit të PDSH-së, Ernad Fejzullahu, nuk është edhe aq befasues, kur në sallë deri sa ne kërkojmë mjete shtesë për realizimin e projekteve infrastrukturore në vendbanimet shqiptare, që dukshëm do të përmirësonin gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve të cilët nuk kanë ujë të pijshëm apo infrastrukturë rrugore, deputetët e BDI-së nuk janë në sallë për të dëgjuar se edhe pas katër mandateve sa janë në pushtet, nuk kanë arritur të realizojnë asnjë projekt me para të buxhetit për shqiptarët në Maqedoni.

“Unë as që pres Ministri i Financave të pranojë amendamentet tona, sepse ne për dallim nga deputetët e BDI-së kërkojmë para për projekte siç janë ndërtimi të ujësjellësit në Tetovë, e jo 10 vite të premtojmë si BDI-ja se do të ndërtohet ujësjellësi në Tetovë, ndërsa edhe me këtë rishikim as që parashihen para për ndërtimin e këtij projekti. Sikur zëvendësministrat dhe ministrat shqiptarë t’i kërkonin Ministrit të Financave që të ndanë para në buxhet edhe për projekte shqiptare, sot nuk do të kishte nevojë që ne të dorëzonim amendamente. E kuptoj zëvendëskryeministrin Fatmir Besimi se pse nuk kërkon nga Stavrevski që të siguron mjete shtesë për ndërtimin e ujësjellësit në Tetovës, sepse ai jeton tani në Vodno dhe në vend të ujit pinë ujë të thartë, ndërsa tetovarët nuk as ujë për pije. Me mos pjesëmarrjen e deputetëve të BDI-së në sallë edhe njëherë nënçmohen shqiptarët, aq shumë sa sapunin donë t’ua shes për djathë “, tha deputeti i PDSH-së, Fejzullahu.

Ministri Stavrevski nuk pranoi as dy amendamentet e deputetit të tjetër të PDSH-së Bekim Fazliu, përmes të cilëve ai kërkonte me rebalancin e buxheti të parashihen para shtesë prej 1 milionë euro për ndriçimin e rrugëve në Komunën e Çairit dhe 2 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë. “Është më se e vërtet se rrugët në komunat shqiptare janë shumë të këqija, por nëse ka edhe me keq pa dyshim është Komuna e Çairit. Është komunë në zemër të Shkupit dhe kur nga kjo komunë katër mandate të kesh në Qeveri ministra, në Parlament deputetë dhe kryetari i komunës të jetë nga BDI-ja, e të kesh ende rrugë me gropa dhe baltë apo pa ndriçim rrugor, kjo është gjëja më e tmerrshme që mund të ju bësh shqiptarëve. Nga viti 2005 me këtë komunë udhëheq kuadër i BDI -së, i cili ka arritur të shtron me asfalt vetëm një rrugicë në këtë komunë, edhe atë 500 metra gjatësi dhe 20 centimetra gjerësi, si dhe të vendos 6 shtylla për ndriçim e rrugës para Teatrit shqiptarë. Ja kjo është BDI-ja që 10 vite udhëheq me pushtetin dhe komunën”, tha Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button