Deputeti shqiptar i dënuar për trafikimin e femrave

Edhe një herë Departamenti Amerikan i Shteti drejton gishtin por pa specifikuar asgjë, duke pritur si edhe herët e tjera që të ketë një reagim nga politika shqiptare, që rrallë ka ndodhur.

Në raportin e sapopublikuar të DASH për trafikimin e qenieve njerëzore ka dhe një pjesë dedikuar Shqipërisë. Përshkrimi i gjendjes në Shqipëri është ai i një vendburimi trafiku femrash, meshkujsh dhe fëmijësh.

Femrat dhe fëmijët trafikohen kryesisht për seks, shkruan Mapo.al

Gjithashtu raporti përmend edhe trafikimin e fëmijëve të komuniteti rom të cilët shfrytëzohen për qëllime përfitimi monetar.

Në raportin e tij DASH përmend edhe faktin se një deputet shqiptar është dënuar për trafikim femrash.

Në të nuk përmendet emri i të akuzuarit por vetëm fakti se ai është deputet në legjislacionin aktual dhe është i dënuar jashtë Shqipërisë për trafik femrash.

Lajme të ngjashme

Back to top button