Dy nga të helmuarit me kërpudha ende në gjendje të rëndë

Dy persona prej familjes së helmuar nga kërpudhat nga Tetova ende janë në gjendje kritike shëndetësore. Për momentin ato gjenden në përkujdesje intensive në Klinikën për Toksikologji.

Tek 6 personat e tjerë është vërejtur përmirësim të gjendjes shëndetësore, thonë nga Klinika.

“Edhe pse ka përmirësime, dy nga tetë anëtarë të familjes janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për momentin janë në terapi të vazhdueshme me kundërhelmin (antidop)”, tha drejtori I klinikës Andon Cibishev.

Familja është helmuar javë më parë, nga kërpudhat të llojit „amanita virosa“ të cilat i kanë mbledhur në Malin e Sharit.

Mjekët thonë se këto lloj kërpudhash mund të ndikojnë në dëmtimin serioz të organeve të brendshme tek njeriu.

Në mesin e personave të helmuarve është edhe një fëmijë 5 muajsh.

Lajme të ngjashme

Back to top button