Vrasja e Komandant Shqiponjës: Të dyshuarit u mbrojtën me heshtje

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së BDI-së, Bajram Limani dhe i dyshuari i dytë lidhur me vrasjen e Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjës në incidentin e së enjtes në Kumanovë para gjykatësit hetues janë mbrojtur me heshtje.

Siç thuhet dy të dyshuarit në Prokurorinë Publike në Kumanovë janë mbrotjur me heshtje dhe se ndaj tyre po vazhdojnë hetimet. Te ta është gjetur edhe arma me të cilën është kryer vrasja, informon INA.

Arma e gjetur bashkë me videregjistrimet ia janë dorëzuar prokurorisë për prova hetimore, pasi që gjithçka ishte xhiruar nga 12 kamera sigurie. Incidenti i përgjakshëm ndodhi mes dy grupeve rivale të BDI-së, ku mbeti i vrarë Shqiponja dhe dy përkrahës të tij janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button