BDI-ja hap Universitet të ri në Shkup?!

Hapja e Universitetit të ri Shtetëror në Shkup mund të jetë premtimi i vetëm i ri me të cilin si duket BDI planifikon të del para votuesve në zgjedhjet e parakohshme të prillit vitin e ardhshëm, njofton Alsat-M. Ky institucion, sipas BDI-së do të plotësonte të gjitha standardet për të qenë Institucion i lartë arsimor për shqiptarët.

Ideja, sipas burimeve të këtij televizioni, është dashur të promovohet në këtë periudhë, por marrëveshje politike e arritur para do kohe mes subjekteve politike me ndërmjetësim ndërkombëtar ka shtyrë planet e partisë së Ahmetit.

BDI ka zgjedhur edhe kuadrin qe do të drejtonte dhe punonte në këtë Universitet. Si bartës të projektit përmenden ish ministri i arsimit Aziz Pollozhani, Rizvan Sulejmani madje edhe deputetja e tyre Ermira Mehmeti.

Nga ministria e Arsimit për Alsat M nuk e kanë mohuar këtë informacion por thonë se bëhet fjalë për ide fisnike me qëllime të mira.Nëse kjo ide e BDI-së realizohet, atëherë do të mbetet i paqartë fati jo vetëm i USHT-së por edhe UEJL-së?!
LEXO: Shumë drejtime në “pauzë”, dështim i sistemit të disperzuar të USHT-së
LEXO: “Bombat” që po shkatërrojnë arsimin shqip në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button