Komedia angleze “Paraja”, edhe në Kërçovë

Komedia angleze e realizuar nga aktorët e Teatrit Kombëtar  Shqiptar të Maqedonisë, mbrëmë u vu në skenë për herë të parë përpara publikut të Kërçovës. Autori i saj është Ray Cooney kurse në skenën shqiptare në Maqedoni e solli regjisori Ilir Bokshi.

”Paraja” është një komedi angleze me një tempo  ritëm shumë të madh, një komedi e cila në fillim nuk të jep ndjesinë e komedisë por pastaj publiku kënaqet me të gjitha peripecitë që shfaqen brenda. Ilir Bokshi është, për momentin, regjisori më i mirë shqiptar dhe kjo është një shfaqje tjetër e suksesshme e tij.” – tha Luran Ahmeti, aktor i teatrit kombëtar dhe protagonisti i kësaj komedie.

Luran Ahmeti, Zarije Jonuzi, Xhevdet Jashari, Amernis Jovanovska Nokshiqi, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri dhe Visar Etemi janë aktorët që luajnë në këtë komedi.
Publiku shqiptar në Kërçovë shumë rrallë ka rastin që të shoh shfaqje teatrale të çfarëdo zhanri dhe këtë herë, ai e shijoi këtë komedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button