Davutoglu: Operacionet tona mund të ndryshojnë ekuilibrin e terroristëve në Siri dhe Irak

Sulmet ajrore të ndërmarra nga Turqia kundër grupit të Shtetit Islamik dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mund të ndryshojnë ekuilibrin në Siri dhe në Irak, theksoi sot për shtypin kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

“Prania e një Turqie të pranueshme për të përdorur në mënyrë efikase forcën mund të mundësojë ndryshim të ekuilibrit në Siri, në Irak dhe në të gjithë rajonin. Të gjithë duhet të jenë koshient”, deklaroi Davutoglu, transmeton ATSH

Gjatë një bisede të gjatë me redaktorët dhe kryeredaktorët e medies turke, kryeministri turk theksoi gjithashtu se vendi i tij nuk do të dërgonte trupa tokësore në Siri.

“Ne nuk do të dërgojmë trupa tokësore në territorin sirian”, deklaroi Davutoglu, por ne nuk dëshirojmë të shikojmë DAESH (akronim në arabisht i Shetit Islamik) pranë kufirit turk.

Kryeministri e justifikoi ofensivën e ndërmarrë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik me atentatin kamikaz në Suruç një javë më parë dhe vdekjen e një ushtari turk të vrarë nga xhihadistët.

“Ne dëshirojmë të sigurohemi se grupi do ta paguajë shtrenjtë vrasjen e 32 personave, me qëllim që të mos e kryejë kurrë një sulm të tillë. Vrasja e ushtarit tonë vetëm e ka përshpejtuar reagimin tonë”, theksoi ai.

Davutoglu refuzoi të japë detaje për marrëveshjen e arritur me SHBA-në për përdorimin e bazës së Incirlikut (në jug të Turqisë) për goditjet kundër xhihadistëve në Siri dhe në Irak.

Lajme të ngjashme

Back to top button