Tiranë, 30 vjeçari hypën në vinç, kërcënon me hedhje (Foto)
Pallati në të cilin ka hipur 30-vjeçari dhe kërcënon se do të vetëhidhet ndodhet pranë Gjykatës së Lartë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikset, transmeton Shqiptarja.
Specialistë të forcave Shqiponjës janë pozicionuar në të dy anët e rrugës. Gjithashtu është bllokuar lëvizja e qytetarëve në këtë zonë. Policia po mundohet të negociojë më të.
30-vjeçarin dhe sipas informacioneve ai ka pranuar të negociojë. Po ashtu edhe forcat zjarrfikëse po mundohen të komunikojnë me të e ta bindin të zbresë.