Vettel e fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel ka triumfuar në një garë spektakolare në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke i lënë të gjithë mbrapa.

Menjëherë pas gjermanit është renditur Daniil Kvyat, i cili bëri një garë të madhe. Një vend në podium mori edhe piloti tjetër i Red Bullit, Daniel Ricciardo.

Edhe pse deri në xhiron e 64-t, Rosberg ishte i dyti, nuk arriti ta mbante këtë pozicion pasi në një tentativë parakalimi nga Ricciardo, që në atë xhiro ishte i treti, mes dy pilotëve pati një kontakt dhe Rosberg dëmtoi makinën e u detyrua të futej në bokse. Ndërkohë, një garë zhgënjyese për Hamilton, i cili arriti të pozicionohej i gjashti.

Kjo ishte fitorja e parë e gjermanit Vettel në Hungari, ndërsa Ferrari nuk e fitonte këtë çmim që prej vitit 2004.

Megjithatë, Hamilton vazhdon të kryesojë renditjen e pilotëve me 202 pikë. Rosberg është i dyti me 181 pikë, ndërsa Vettel është ngjitur në kuotën e 160 pikëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button