Tjetër sulm në Turqi, 2 ushtarë të vrarë e 4 të plagosur

Të paktën dy ushtarë turq u vranë dhe katër u plagosën në një sulm me autobombë që është kryer mbrëmë vonë në rajonin kufitar jug-lindor të Dijarbakirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Prefektit të rajonit në fjalë ka thënë se makina shpërtheu në rrugë në momentin kur pranë tij po kalonte patrulla e ushtrisë që ishte duke lëvizur në drejtim të lagjes Lice. Nga e njejta zyre këtë mëngjes është njoftuar se ka nisur një hetim i gjerë për sulmin e mbrëmshëm, ndërsa ushtarët e plagosur janë shtruar në një spital në Dijarbakir.

Vazhdon të rriten tensionet në lindje dhe juglindje të Turqisë që nga 20 korriku, kur ndodhën disa sulme terroriste, ndërsa forcat turke të sigurisë filluan sulmet mbi pozicionet e organizatës terroriste DAESH dhe grupeve terroriste pro-kurde në rajon.

Në të njëjtën ditë në qytetin juglindor kufitar u vranë 32 persona në një sulm terrorist, pas të cilit, sipas të gjitha gjasave qëndron DAESH, dhe dy ditë më vonë në Ceylanpinar u gjetën dy policë të vrarë në një banesë.

Më vonë, DAESH sulmoi një bazë ushtarake pranë kufirit, dhe ushtria Turke u kundërpërgjigj me artileri dhe sulme ajrore. Grupi terrorist PKK mori përgjegjësinë për vrasjen e policëve dhe pretendojnë se kanë të bëjnë me sulmin në Suruc. PKK është një organizatë militante që është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button