Kumanovë, tentim për vjedhje të pompës së benzinës

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur një tentim për vjedhje te Pompa e Benzinës Tvins Petrol.

Forcat policore të alarmuara prej burimeve të tyre kanë bërë një ndërhyrje duke parandaluar vjedhjen e pompës së benzinës.

“Sot rreth orës 4 të mëngjesit, në pompën e benzinës Twins Petrol, dy persona të maskuar kanë tentuar që të vjedhin para nga arka të cilën e ka kontrolluar e punësuara. Gjegjësisht, pasi që janë futur në pompën e benzinës, njëri prej tyre ka nxjerr pistoletë me çka iu është kërcënuar të punësuarës”, njoftojnë nga MPB.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button