Tokio, avioni bie mbi zonën e banuar, 3 të vdekur

Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën pasi një aeroplan i vogël privat u rrëzua në një lagje të banuar periferike të kryeqytetit japonez Tokio, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të policisë, në mesin e të vdekurve janë dy persona për të cilin është konfirmuar se ishin brenda në avion. Personi i tretë që u vra, sipas policisë, ishte një gruaja e cila ndodhej në atë vend, në kohën e aksidentit.

Si pasojë e rrëzimit gjithashtu janë djegur disa shtëpi dhe automjete. Hetimet mbi këtë incident janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button