“Shpërthen” Daçiç: Do rishikojmë marrëdhëniet me Turqinë

Serbia do të rishikojë marrëdheniet me Turqinë.Të paktën kështu ka paralajmëruar kryeministri serb Ivica Daçiç, i cili është shprehur jo fort i kënaqur me deklaratat e kryeministrit turk në Prizren.

Daçiç e ka cilësuar si jodiplomatike deklaratën e kryeministrit Erdogan se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë duke theksuar se kjo nuk i shërben stabilitetit politik në Kosovë.

“Mesazhi i kryeministrit turk Erdogan është jodiplomatik. Fjalë të tilla, të thëna në Prizren, sigurisht nuk kontribuojnë në stabilitetin politik në Kosovë, e as nuk e kthejnë besimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Daçiç për “Novosti”

Lajme të ngjashme

Back to top button