Bajram Kupa: Djali e mori hakun e Uranit

Pas informacioneve të ndryshme të plasura në portale në lidhje me incidentin e sotëm ku mbeti i vrar Agëtim Asani për ”Strugalajm.com” ka reaguar Bajram Kupa nga Veleshta i cili konfirmon se djali i tij A.K është përfshirë në këtë incident.

Ai thekson se djali i tij rastësisht është ballafaquar me personin në fjalë i cili në një moment ka vënë dorën në brezë gjë që ka provokuar reagimin e shpejtë të djalit të tij.

”Personin në fjalë dhe dy persona të tjerë për ne si familje janë fajtorët kryesor në kindapimin dhe vrasjen e djalit tonë Uran Kupa.Ne e kemi ditur prej kohësh që ai është personi përgjegjës për rastin e Uranit dhe në këtë rast Avdullai mori hakun e të vëllait”, përfundon Bajram Kupa.

Ndërkohë edhe zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski informon ”Strugalajm.com” se një persona tashmë është thirrur në bisedë informative dhe në rast se ka prova që e involvojnë në incidentin e sotëm i njëjti edhe do të ndalohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button