Avionët turq vijojnë bombardimet ndaj ISIS

Për të dytën ditë me rradhë, Ushtria turke bombardoi pozicionet e Shtetit Islamik në Siri dhe ato të militantëve kurdë në veri të Irakut. Ofensiva e Turqisë vjen pas sulmit në Suruc, vepër e ISIS, ku humbën jeten 32 persona si dhe pas përleshjeve të armatosura në kufi me militantët grupit terrorist.

Forcat e sigurisë kanë vijuar edhe kontrollet në disa qytete; në Stamboll, Ankara, Konia dhe Manisa, ku janë arrestuar rreth 600 persona, me lidhje te dyshimta me ISIS dhe Partine Punetoreve te Kurdistanit (PKK). Është hera e parë që Turqia sulmon PKK, me të cilën arriti një armëpushim në vitin 2013, transmeton Tv Klan.

Përmes nje deklarate, në faqen e saj ne internet, të cilës I referohej agjencia e lajmeve Reuterts, PKK e quajti të pavlefshëm armëpushimin e arritur.Krahu ushtarak i PKK mori përsipër vrasjen e dy policëve turq të mërkuren, si bashkëpunëtorë me ISIS, në sulmin në Suruc. Qeveria turke –të shtunën- tha se ushtria ka goditur vendstrehimet, depot dhe pika të tjera logjistike në veri të Irakut dhe në malet Kandil, ku ndodhet edhe komanda e PKK-së. Por nuk dha detaje për shenjestrat në Siri.

Turqia për herë të parë, prej avancimit të ISIS ne Irak dhe Siri nisi ofensiven kunder grupit militant. Sipas kryeministrit Ahmet Davutollu levizja më e vogël që kërcënon turqinë do të shpagohet në mënyrën më të fortë të mundshme. Ai tha se Turqia eshte gati të dërgoje edhe trupai përtej kufirit ne Siri nëse do te jete e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button