Zjarret përfshinë jugun e Francës

Zjarri që ka rënë në qytetin Bordo në jugun e Francës ka shkatërruar për 24 orë 320 hektarë mal.

Për fikjen e plotë të zjarrit duhet edhe disa ditë kanë thënë për AFP-në autoritetet lokale.
Zjarri ka rënë 20 kilometra nga Bordoja ndërsa tash është lokalizuar ka deklaruar policia e prefekturës së Bordos duke shtuar se ka angazhuar 300 zjarrfikës me 100 vetura.

Njerëzit janë evakuuar nga 120 shtëpi dhe 80 pacientë të spitalit psikiatrik.

Lajme të ngjashme

Back to top button