Vetura godet dy femra në Prizren

Në rrugën “Tirana” në Prizren një veturë ka aksidentuar dy femra. Sipas Policisë së Kosovës vetura drejtohej nga një i dyshuar mashkull shqiptar dhe se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes nga ana e të dyshuarit.

Aksidenti është shkaktuar në vendkalimin për këmbësor.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe te njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.

Lajme të ngjashme

Back to top button