Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në veri të Pakistanit, 16 persona kanë vdekur dhe shumë shtëpi janë shkatërruar krejtësisht, raporton REL.

Në qytetin e Chitral, në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, rrugë, ura dhe fushat e punuara janë dëmtuar rëndë dhe më shumë se një e katërta nga një milion banorë janë prekur, ka bërë të ditur zyra humanitare e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e policisë kanë njoftuar se ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e viktimave nën rrënojat e shtëpive rreth qytetit Chitral më 24 korrik.

Rikujtojmë se reshjet filluan më 24 korrik dhe ka gjasa të vazhdojnë edhe për dy ditët e ardhshme. Përmbytjet janë të zakonshme gjatë sezonës së verës në Pakistan, të cilat fillojnë nga qershori deri në shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button