Serbia proteston, Rama reagon për kritikët: Idiotë!

Kryeministri Edi Rama konfirmoi dje se Turqia është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë dhe nga miqësia me të “nuk kemi parë keq, por mirë”.

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryeministri Rama i quajti “idiotë”, kritikët së bashku me ato që ata kanë thënë lidhur me qëndrimet e tij në raport me partneritetin me Turqinë.

“Turqia është anëtare e NATO-s dhe një nga partnerët tanë strategjikë. Ajo është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë. Kryeministri turk është një mbështetës i kahershëm i shqiptarëve. Qeveria e këtij kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën atë që këta nuk do ta bënin”, – u shpreh Rama.

Sipas tij, Qeveria turke është ajo që njohu që në minutat e para të lirisë pavarësinë e Kosovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button