Pellegrini me lajm të keq për tifozët

Sergio Aguero, Pablo Zabaleta, Martin Demichelis dhe Fernandinho pritet t’i mungojnë Manchester Cityt në ndeshjet e para të sezonit në Premierligë.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i skuadrës nga Etihad, Manuele Pellegrini. Lojtarët e lartë përmendur janë ende në pushim pasi ishin të angazhuar në Kupën e Amerikës.

“Unë mendoj se në futboll është shumë e rëndësishme të punosh, por të njëjtën rëndësi ka edhe pushimi”, ka deklaruar Pellegrini.

“Ju keni kaq shumë ndeshje gjatë gjithë vitit. Në qoftë se ju nuk i japin atyre 30 ditë pushim, pas angazhimit ndërkombëtar, është shumë e vështirë për ta që të punojnë shumë”, ka theksuar ai.

“ Ndoshta Aguero, Zabaleta, Demichelis e Fernandinho nuk do të jenë të përfshirë në ndeshjen e parë, por unë jam i sigurt se ata do të punojnë shumë dhe do të përfshihen sa më shpejt që është e mundur”, ka përfunduar Pellegrini.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button